Raportimet për moslicencimin e Prishtinës, reagon klubi kryeqytetas
Në mediat kosovare u raportua gjatë ditës së enjte (sot) se FC Prishtina nuk është licencuar për garat evropiane nga CAS të Komitetit Olimpik. Për këto raportime në media ka reaguar klubi kryeqytetas me anë të një reagimi në faqen zyrtare të klubit, shkruan lajmi.net. Prishtina ka demantuar raportimet, duke njoftuar se KAS-i ende nuk…
Sport
Në mediat kosovare u raportua gjatë ditës së enjte (sot) se FC Prishtina nuk është licencuar për garat evropiane nga CAS të Komitetit Olimpik.
Për këto raportime në media ka reaguar klubi kryeqytetas me anë të një reagimi në faqen zyrtare të klubit, shkruan lajmi.net.
Prishtina ka demantuar raportimet, duke njoftuar se KAS-i ende nuk ka caktuar as gjyqtarët e procesit.
REAGIMI I PLOTË:
Duam të ju njoftojmë se ky lajm nuk është i vërtet.
KAS-i ende nuk ka caktuar as gjyqtarët e procesit, pra nuk ka filluar ende implementimi i gjyqit dhe këtë gënjeshtër nuk mund të kuptojmë ndryshe vetëm se trysni ndaj gjyqit.
Po ashtu, iu bëjmë me dije se edhe organet e UEFA-së janë të njoftuara për procesin gjyqësor që do ta kemi.
FC Prishtina do të informoj opinionin në kohë reale për çdo vendim që do të merret./Lajmi.net/