Prishtina gjobitet me 1 mijë euro, shkak hedhja e mjeteve piroteknike nga “Plisat” në finalen e Kupës

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka gjobitur me 1 mijë euro FC Prishtinën për veprimet e tifozerisë së saj në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës. Sipas njoftimit, në minutën 17 të ndeshjes simpatizuesit e FC Prishtina, hodhen mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës dhe prapa portës në anën jugore,…

Sport

14/06/2023 15:59

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka gjobitur me 1 mijë euro FC Prishtinën për veprimet e tifozerisë së saj në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.

Sipas njoftimit, në minutën 17 të ndeshjes simpatizuesit e FC Prishtina, hodhen mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës dhe prapa portës në anën jugore, për çka ishte ndërprerë ndeshja për rreth dy minuta. Ndërkaq në minutat 37,38,66 dhe 69 hodhen mjete piroteknike shurdhuese prapa portës, shkruan lajmi.net.

“FC ”Prishtina”. Në minutën 17 të ndeshjes simpatizuesit e FC ’Prishtina’, hodhen mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës dhe prapa portës në anën jugore, për çka ishte ndërprerë ndeshja për rreth dy (2) minuta, ndërkaq në minutat 37,38,66 dhe 69 hodhen mjete piroteknike shurdhuese prapa portës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)” – thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Prishtina doli me kokëlart nga finalja e Kupës së Kosovës duke e mposhtur Gjilanin 0:2 dhe kësisoj u stolis me trofeun e tetë të Kupës së Kosovës në historinë e klubit./Lajmi.net/