Alpinistja shqiptare kërkon mbështetje financiare për t’u ngjitur në majën Nanga Parbat
Ka pushtuar shumë maja gjatë karrierës së saj si alpiniste, Uta Ibrahimi tani po synon një tjetër, por për shkak të financave është detyruar të pauzoj përkohësisht. Megjithatë, Uta Ibrahimi përmes rrjeteve sociale ka kërkuar një mbështetje të vogël nga të gjithë adhuruesit e sportit, shkruan Lajmi.net Ajo ka hapur një llogari dhe kërkon ndihmë…
Sport
Ka pushtuar shumë maja gjatë karrierës së saj si alpiniste, Uta Ibrahimi tani po synon një tjetër, por për shkak të financave është detyruar të pauzoj përkohësisht.
Megjithatë, Uta Ibrahimi përmes rrjeteve sociale ka kërkuar një mbështetje të vogël nga të gjithë adhuruesit e sportit, shkruan Lajmi.net
Ajo ka hapur një llogari dhe kërkon ndihmë nga të gjithë për ta arritur objektivin e saj, prekja e 14 majave të Himalajeve.
“Kisha shpresuar që ndërsa i afrohesha fazave përfundimtare të projektit tim, financimi do të bëhej më i lehtë. Fatkeqësisht, nuk ka qenë kështu. Me gjithë përpjekjet e mia pas kthimit nga ekspedita ime e fundit ne Dhaulagiri, nuk kam arritur të siguroj as gjysmën e fondeve të nevojshme.
Këtë verë, unë jam duke marrë përsipër sfidën e Nanga Parbat, K2 dhe Broad Peak. Për ta bërë të mundur këtë, unë kam nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve.
Mbështetja juaj do të thotë bota për mua dhe çdo kontribut më afron me ëndrrën time.”, shkruhet në njoftimin e saj në Facebook
Nëse dëshironi t’i ndihmoni Uta Ibrahimit, klikoni në linkun më poshtë: