Ekipi kosovar po merr pjesë në Kampin Olimpik të xhudos që po mbahet në Poreç të Kroacisë

Ky kamp është një Kamp Olimpik ku marrin pjesë ajka e xhudistëve nga e mbarë bota. Kurse nga ekipi ynë po stërvisin xhudistët: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Dardan Cena, Shpati Zekaj, Anes Veseli, Rios Kuka, Fatjona Kasapi. Atje po zhvillohen përgatitjet para sfidave e garave që i presin garuesit tonë, si…

Sport

14/06/2023 12:18

Ky kamp është një Kamp Olimpik ku marrin pjesë ajka e xhudistëve nga e mbarë bota. Kurse nga ekipi ynë po stërvisin xhudistët: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Dardan Cena, Shpati Zekaj, Anes Veseli, Rios Kuka, Fatjona Kasapi.

Atje po zhvillohen përgatitjet para sfidave e garave që i presin garuesit tonë, si Grand Slami i Kazakistanit që zhvillohet këtë javë, pastaj gara e madhe IJF Masters që mbahet për më pak se dy muaj e kështu me radhë.

May be an image of 2 people, people performing martial arts and text

Pos ekipit Elitar, po marrin pjesë edhe grupmosha e kadetëve të cilët po përgatiten për Kampionatin Evropian për Kadet që mbahet javën tjetër, pastaj EYOF në muajin e ardhshëm.

Bashkë me garuesit, atje po marrin pjesë edhe trajneri e selektori, Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja e ish Kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi.

Stërvitjet po shkojnë mirë, të koncentruara tek ndeshjet, ku një atmosferë pak më ndryshe nga kampet e tjera dhe aktivitete të ndryshme po mbahen tash e sa vite në festivalin e xhudos në Poreç.

May be an image of 1 person