Zyrtare: Ferizaj vazhdon me portierin Marko Jovanovski

Skuadra e Ferizaj para pak minutave ka njoftuar publikun se ka vazhduar kontratën me portierin, Marko Jovanovski. Përmes rrjeteve sociale, klubi që ra në Ligën e Parë të futbollit njofoti se portieri maqedon ka vazhduar kontratën deri në fund të sezonit 2023/24, shkruan Lajmi.net Jovanovski sezonin e kaluar ishte një nga portierët më të mirë…

Sport

13/06/2023 22:02

Skuadra e Ferizaj para pak minutave ka njoftuar publikun se ka vazhduar kontratën me portierin, Marko Jovanovski.

Përmes rrjeteve sociale, klubi që ra në Ligën e Parë të futbollit njofoti se portieri maqedon ka vazhduar kontratën deri në fund të sezonit 2023/24, shkruan Lajmi.net

Jovanovski sezonin e kaluar ishte një nga portierët më të mirë të Superligës së Kosovës.

Kujtojmë që sot Ferizaj zyrtarizoi edhe trajnerin e ri, Ismet Munishin, i cili synon rikthimin në Superligë menjëherë në sezonin 2024/25./Lajmi.net/