Prizrenasi i kërcënon me armë katër nipat e tij
Katër meshkuj kosovarë, në Prizren kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore…
Lajme
Katër meshkuj kosovarë, në Prizren kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar.
Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/