Kurti uron Distria Krasniqin e cila u rendit e para në botë për xhudo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Distria Krasniqin për suksesin e arritur. Xhudistja kosovare u rendit e para në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në ranglistën e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, shkruan lajmi.net. Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Tëitter ka uruar…

Sport

15/05/2023 19:14

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Distria Krasniqin për suksesin e arritur.

Xhudistja kosovare u rendit e para në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në ranglistën e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, shkruan lajmi.net.

Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Tëitter ka uruar Krasniqin.

“Urime Distria Krasniqit për renditjen numër 1 në botë sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (kategoria deri në 52 kg). Gratë që konkurrojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike dhe vazhdojnë të sfidojnë shanset si atletë lider në botë. Kosova është krenare!”, shkroi Kurti në rrjetin social.


Kampionia olimpike, Distria Krasniqi është renditur e para në ranglistë me 7275 pikë.

Krasniqi ka lënë prapa britaniken Chelsie Giles me 7010 pikë./Lajmi.net/