Luftëtari i MMA qëllohet për vdekje pas përleshjes me një polic në Brazil

Ylli i MMA, Mauro Chaulet vdiq pasi dyshohet se u qëllua nga një pjesëtar i policisë ushtarake në Brazil, sipas raporteve të mediave lokale, transmeton lajmi.net. Chaulet, 34-vjeçar, pretendohet se ka qenë i përfshirë në një grindje me një oficer policie ushtarake në një bar në qytetin e tij të lindjes, Porto Alegre. Incidenti, i…

Sport

15/05/2023 18:26

Ylli i MMA, Mauro Chaulet vdiq pasi dyshohet se u qëllua nga një pjesëtar i policisë ushtarake në Brazil, sipas raporteve të mediave lokale, transmeton lajmi.net.

Chaulet, 34-vjeçar, pretendohet se ka qenë i përfshirë në një grindje me një oficer policie ushtarake në një bar në qytetin e tij të lindjes, Porto Alegre.

Incidenti, i cili ndodhi javën e kaluar, u përshkallëzua në përmasa të dhunshme, me faqen e internetit të Radio Guaiba që pretendonte se luftëtari vdiq nga një plagë me armë zjarri, ndërsa një femër tjetër u plagos.

Raportimet pohojnë se shoqëruesja femër e Chaulet fillimisht u përfshi në një debat me një grua tjetër që shoqëronte oficerin e policisë, i cili ishte jashtë detyrës.

Mësohet se Chaulet është qëlluar pas shpine, ndërsa femra me të cilën ka qenë është qëlluar dy herë në stomak./Lajmi.net/