Mësohet kundërshtari i BNE në ‘Major Paris’
Bad News Eagles kanë mësuar tashmë kundërshtarin për ‘Paris Major’. ‘Shqiponjat’ kosovare do të përballen me skuadrën e ENCE, transmeton lajmi.net. ENCE janë ekip finlandez që pozicionohen në vendin e nëntë në ranglistën botërore të CS:GO. BNE në anën tjetër janë në pozitën e 20-të. Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të fazës ‘Legends…
Sport
Bad News Eagles kanë mësuar tashmë kundërshtarin për ‘Paris Major’.
‘Shqiponjat’ kosovare do të përballen me skuadrën e ENCE, transmeton lajmi.net.
ENCE janë ekip finlandez që pozicionohen në vendin e nëntë në ranglistën botërore të CS:GO.
BNE në anën tjetër janë në pozitën e 20-të.
Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të fazës ‘Legends Stage’.
Përballja në mes tyre luhet nesër (e shtunë) dhe pritet të fillojë nga ora 16:00./Lajmi.net/