Kampionati botëror i xhudos, Laura Fazliu shpresa e parafundit për medalje

Edhe sot vazhdon dita e katërt në Kampionatin Botëror në xhudo që po mbahet në Doha të Katarit. Vetëm një sportiste nga Kosova do të bëjë gara gjatë ditës së sotme dhe të kërkojë medaljen e parë, shkruan Lajmi.net Bëhet fjalë për Laura Fazliu e cila garon në kategorinë -63 kilogram. Ndeshja e parë e…

Sport

10/05/2023 08:38

Edhe sot vazhdon dita e katërt në Kampionatin Botëror në xhudo që po mbahet në Doha të Katarit.

Vetëm një sportiste nga Kosova do të bëjë gara gjatë ditës së sotme dhe të kërkojë medaljen e parë, shkruan Lajmi.net

Bëhet fjalë për Laura Fazliu e cila garon në kategorinë -63 kilogram.

Ndeshja e parë e saj zhvillohet pas një ore dhe kundërshtarja e çikës kosovare është Nadia Matchiko Guimendego.

Nëse ajo e kalon raundin e parë, do të përballet me xhudisten kroate, Iva Oberan.

Kujtojmë që dje Nora Gjakova nuk arriti t’i siguronte Kosovës medalje, kurse para dy dite edhe Distria Krasniqi, kampionia olimpike dështoi ta bënte një gjë të tillë./Lajmi.net/