Nora Gjakova si Distria, mbetët pa medalje në Doha / Kosova tani shpreson në dy garuese tjera për sukses

Kampionia olimpike, Nora Gjakova e ka mbyllur kampionatin botëror të xhudos në Doha të Katarit pa medalje. Gjakova është mposhtur edhe në garë për të bronztën. Ajo u mposht nga xhudistja koreane, Huh Mimi, shkruan Lajmi.net Pa medalje kanë mbetur edhe Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Erza Muminovic. Kurse tani ekipit të Kosovës i mbetën…

Sport

09/05/2023 16:01

Kampionia olimpike, Nora Gjakova e ka mbyllur kampionatin botëror të xhudos në Doha të Katarit pa medalje.

Gjakova është mposhtur edhe në garë për të bronztën. Ajo u mposht nga xhudistja koreane, Huh Mimi, shkruan Lajmi.net

Pa medalje kanë mbetur edhe Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Erza Muminovic.

Kurse tani ekipit të Kosovës i mbetën në garë vetëm dy xhudiste. Laura Fazliu nesër përballet me Nadia Matchiko Guimendego, në kategroinë -63 kilogra. Dhe Loriana Kuka, e cila përballet me Darya Kantsavaya në kategorinë -78 kilogram.

Përballjet për dy xhudistet kosovare zhvillohen ditën e nesërme.

Kujtojmë që dy trajnerët në këtë kompeticion të vlefshëm për Kosovën janë: Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka “Toni”./Lajmi.net/