Ilir Daja thotë se edhe barazimi e mban në garë për titull

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas barazimit nda Prishtinës në javën e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Daja thotë se skuadra e tij ka edhe një shans për titull, pasi ata luajnë javën e ardhshme me Dritën, me rivalin kryesor për vendin e parë, shkruan Lajmi.net “Një nga komponentët e futbollit…

Sport

04/05/2023 17:55

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas barazimit nda Prishtinës në javën e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Daja thotë se skuadra e tij ka edhe një shans për titull, pasi ata luajnë javën e ardhshme me Dritën, me rivalin kryesor për vendin e parë, shkruan Lajmi.net

“Një nga komponentët e futbollit është edhe komponenti psikologjik. Nuk është e lehtë ta komandosh pjesën e parë dhe të pësosh gol në minutat shtesë të pjesës së parë. Edhe lojtarët janë njerëz. Në fillim të pjesës së dytë nuk u organizuam mirë në aspektin ofensiv, kundërshtari u kthye në mbrojtje. Por mentaliteti i fituesit që ka ekipi, shkoi deri në fund për golin e barazimit. Barazimi na jep shansin të përballemi direkt me kundërshtarin”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

Skuadra nga Suhareka pas barazimit shkon në kuotën e 63 pikëve në pozitën e dytë, vetëm tre pikë më pak se vendi i parë, Drita (66)./Lajmi.net/