Batatina pas humbjes nga Drita: Fituan nga gabimet tona

Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Llapit në javën e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi nga Gjilani fitoi me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”, shkruan Lajmi.net Golin e parë në këtë sfidë e shënoi, Blendi Baftiu në minutën e 58’të.…

Sport

04/05/2023 17:25

Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Llapit në javën e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi nga Gjilani fitoi me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”, shkruan Lajmi.net

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi, Blendi Baftiu në minutën e 58’të. Kurse të dytin dhe për ta vulosur fitoren e “Intelektualëve” ishte Ovuka në minutën e 90’të.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes tha se skuadra e tij nuk ishte efikase dhe kur nuk shënon, atëherë humbet ndeshja.

“Kishim mungesa dhe ra loja. Drita nuk bëri asgjë, por ne ia mundësuam atyre fitoren, pasi nuk shënuan nga penalltia. Lojtarët kryesorë munguan, por kjo ishte pika jonë e dobët. Ne nuk ishim efikas në finalizim, Kurtaj nuk i bëri krosimet si duhet, kur nuk arrin të shënosh është vështirë të fitosh ndeshjen. Drita u mbrojt me të gjitha forcat që të mos barazohet rezultati”, përfundoi Batatina.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 66 pikëve në pozitën e parë, tre më shumë se Ballkani që gjendet në pozitën e dytë (63)./Lajmi.net/