Real Madridi i kompletuar, niset drejt Londrës me këta lojtarë

Skuadra e Real Madridit ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Chelseat, e dyta e fazës çerekfinale në UEFA Champions League. Në grupin e Carlo Ancelottit nuk mungon asnjë futbollistë dhe madrilenet janë të gatshëm për takimin që zhvillohet nesër (e martë) në “Stamford Bridge”, shkruan Lajmi.net Spanjollët shkojnë në Londër me epërsinë e…

Sport

17/04/2023 11:20

Skuadra e Real Madridit ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Chelseat, e dyta e fazës çerekfinale në UEFA Champions League.

Në grupin e Carlo Ancelottit nuk mungon asnjë futbollistë dhe madrilenet janë të gatshëm për takimin që zhvillohet nesër (e martë) në “Stamford Bridge”, shkruan Lajmi.net

Spanjollët shkojnë në Londër me epërsinë e dy golave (2-0) të ndeshjes që zhvilluan javën e kaluar ndaj Chelseat.

Kujtojmë që skuadra e Real Madridit edhe këtë sezon synimin kryesor kanë Ligën e Kampionëve, pasi në njëfar mënyre janë dorëzuar për titullin e La Liga./Lajmi.net/