PDK ironizon me qeverinë për vendet e reja të punës: “Lulëzimin” ekonomik po e shohin veç Kurti e Murati

Koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa ka komentuar deklaratat e Hekuran Muratit lidhur me hapjen e mbi 7 mijë vendeve të reja të punës në përpunim e prodhim. Përmes një publikimi në “Facebook”, njohësi i ekonomisë ka thënë se këtë “lulëzim” në vendin tonë po e shohin veç kryeministri e ministri i Financave, përcjell…

Lajme

08/04/2023 23:27

Koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa ka komentuar deklaratat e Hekuran Muratit lidhur me hapjen e mbi 7 mijë vendeve të reja të punës në përpunim e prodhim.

Përmes një publikimi në “Facebook”, njohësi i ekonomisë ka thënë se këtë “lulëzim” në vendin tonë po e shohin veç kryeministri e ministri i Financave, përcjell lajmi.net.
Mustafa, veç kësaj, akuzoi udhëheqësit shtetërorë për mungesën e ideve për zhvillim të qëndrueshëm.
“Punësime të reja mund të ketë pasur, por ato jo domosdoshmërish paraqesin vende të reja të punës, pasi që një pjesë e këtyre punësimeve të reja mund të jenë zëvendësime për ata që po e lëshojnë Kosovën në këtë kohë kur emigrimi ka arritur nivele rekorde. Rreth 107 mijë vetë e kanë lëshuar Kosovën në dy vitet e para në pushtet të kësaj qeverie”, tha ndër tjerash.
Më poshtë edhe postimi i plotë: