Elche pretendon se Gavi nuk kishte të drejtë loje për Barcelonën, Real Madridi “fërkon duart”
Elche ka depozituar një ankesë zyrtare në Federatën Spanjolle të Futbollit për përdorimin e Gavi nga Barcelona në një ndeshje kundër tyre. Barça fitoi 0:4 në atë ndeshje dhe klubi i mposhtur pretendon lojtari i mysafirëve, Gavi, nuk kishte të drejtë të luante në atë ndeshje, duke kërkuar kështu tri pikë në “tavolinë”. Kujtojmë se…
Sport
Elche ka depozituar një ankesë zyrtare në Federatën Spanjolle të Futbollit për përdorimin e Gavi nga Barcelona në një ndeshje kundër tyre.
Barça fitoi 0:4 në atë ndeshje dhe klubi i mposhtur pretendon lojtari i mysafirëve, Gavi, nuk kishte të drejtë të luante në atë ndeshje, duke kërkuar kështu tri pikë në “tavolinë”.
Kujtojmë se gjykata spanjolle e shpalli të pavlefshme kontratën e Gavi të nënshkruar vitin e kaluar me Barcelonën, pasi La Liga denoncoi se lojtari ishte regjistruar shumë vonë për shkak të problemeve financiare të klubit.
Barcelona e apeloi vendimin, por ai u refuzua dhe Gavi tani është rikthyer në kontratën që kishte si lojtar në akademinë e klubit, që do të thotë se ai nuk menaxhohet si profesionist. La Liga e fshiu atë nga faqja zyrtare e skuadrës së Barcelonës.
Pa licencë, Gavi nuk ka të drejtë të luajë në kampionatin spanjoll dhe këtë e theksojnë në Elche.
Nëse kanë të drejtë, Barcelona mund të dënohet me zbritjen e tre pikëve.
Kjo shton shanset për Real Madridin, i cili aktualisht është në minus 12 pikë krahasuar me katalanasit lider./Lajmi.net/