Babai i Ansu Fatit i reagoi Xavit, trajneri i Barcelonës: Nuk më intereson çfarë thotë ai
Në një konferencë për shtyp në kuadër të përballjes së kësaj jave ndaj Elches, tekniku i Barcelonas, Xavi foli dhe për anësorin e sulmit Ansu Fati, ku në fokus padyshim u vu mosaktivizimi i shumtë i lojtarit me “katalanasit”, si dhe e ardhmja e tij me fanellën “blaugrana”. “Ai është i qetë dhe i përqendruar.…

Sport
Në një konferencë për shtyp në kuadër të përballjes së kësaj jave ndaj Elches, tekniku i Barcelonas, Xavi foli dhe për anësorin e sulmit Ansu Fati, ku në fokus padyshim u vu mosaktivizimi i shumtë i lojtarit me “katalanasit”, si dhe e ardhmja e tij me fanellën “blaugrana”.
“Ai është i qetë dhe i përqendruar. Unë jam i interesuar vetëm për të, as për babain e tij dhe as për rrethin e tij. Edhe unë kam përjetuar situata të ngjashme, ai po vuan për djalin e tij dhe ai unë e kuptoj.
E shoh duke u stërvitur dhe e shoh shumë mirë. Kam besim total, tek Ansu. Kam folur shumë me të dhe e kam takuar shumë herë si shumë lojtarë të tjerë. Jam i pari që dua, që ai të jetë i suksesshëm”,- u shpreh tekniku Xavi.
Ansu Fati's father Bori: "Ask Xavi why he's not playing Ansu. I don't have any answer. Xavi wants him to work hard, and he is. I feel disappointed as a father", tells @partidazocope ?? #FCB
"I just say: give him an opportunity. Should we forget about Ansu Fati now?". pic.twitter.com/2v18KcELKZ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 29, 2023