Pati një moment krize, reagon Kun Aguero: Jam mirë, mos u shqetësoni
Sergio Aguero mori pjesë në një transmetim ‘live’ në platformën “Tëitch” të Ibai Llanos dhe në një moment të bisedës ai ndaloi fjalimin duke mbajtur gjoksin. Kjo situatë shqetësoi të gjithë shikuesit dhe u bë bujë e madhe në media, shkruan Lajmi.net Por, përmes rrjeteve sociale, ish-futbollisti i Manchester Cityt dhe Barcelonës ka bërë një…
Sport
Sergio Aguero mori pjesë në një transmetim ‘live’ në platformën “Tëitch” të Ibai Llanos dhe në një moment të bisedës ai ndaloi fjalimin duke mbajtur gjoksin.
Kjo situatë shqetësoi të gjithë shikuesit dhe u bë bujë e madhe në media, shkruan Lajmi.net
Por, përmes rrjeteve sociale, ish-futbollisti i Manchester Cityt dhe Barcelonës ka bërë një video duke treguar për shëndetin e tij.
😳🫀 Sergio Kun Aguero @aguerosergiokun suffered a mini heart arrhythmia live on his Twitch stream while @IbaiLlanos asked him if he needed a doctor. 🚨
— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) March 30, 2023
“Përshëndetje djema. E di që shumë njerëz më pyeten se çfarë ndodhi. Por gjithçka është në rregull. E pyeta mjekun dhe më tha që nuk është asgjë. Kështu që qëndroni të qetë miqtë e mi”, ka thënë Aguero përmes videos së publikuar në rrjetin e tij social
Kujtojmë që Kun Aguero u detyrua të pensionohet nga futbolli për shkak të problemeve në zemër./Lajmi.net/
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) March 30, 2023