Arsenali nuk e largon Xhakën, po i bën gati kontratën e re

Skuadra e Arsenalit nuk e ka në plan të largoj lojtarin shqiptar, Granit Xhaka edhe pse ka në plan që gjatë afatit veror të sjellë emra të rinj në mesfushë. Sipas talkSport, Granit Xhakës po i bëhet gati kontrata e re deri në vitin 2025, shkruan Lajmi.net 30-vjeçari po luan një rol kyç në ekipin…

Sport

16/03/2023 14:16

Skuadra e Arsenalit nuk e ka në plan të largoj lojtarin shqiptar, Granit Xhaka edhe pse ka në plan që gjatë afatit veror të sjellë emra të rinj në mesfushë.

Sipas talkSport, Granit Xhakës po i bëhet gati kontrata e re deri në vitin 2025, shkruan Lajmi.net

30-vjeçari po luan një rol kyç në ekipin e Mikel Artetas gjatë këtij sezoni, ku “Topçinjtë” janë afër triumfit në Premier League.

Kontrata aktuale e Xhakës me Arsenalin skadon në vitin 2024, por tashmë ekziston një opsion për të zgjatur marrëveshjen e tij edhe për 12 muaj të tjerë.

Klubi nga Londra shpreson që gjatë afatit të transferimeve në verë, ta sjellë në radhët e veta mesfushorin më të kërkuar anglez, Declan Rice – për më shumë se 80 milionë euro./Lajmi.net/