Eden Hazard tregon klasin e tij në stërvitjen e fundit me Real Madridin
Lojtari belg, Eden Hazard është rikthyer fuqishëm në stërvitje me klubin e tij, Real Madrid. Hazard në stërvitjen e fundit tregoi potencial të jashtëzakonshëm me depërtimet e tij dhe mund ta bind trajnerin Carlo Ancelotti të luaj minuta në ndeshjen e vikendit ndaj Espanyol, shkruan Lajmi.net 32-vjeçari ka luajtur vetëm tri ndeshje në La Liga…
Sport
Lojtari belg, Eden Hazard është rikthyer fuqishëm në stërvitje me klubin e tij, Real Madrid.
Hazard në stërvitjen e fundit tregoi potencial të jashtëzakonshëm me depërtimet e tij dhe mund ta bind trajnerin Carlo Ancelotti të luaj minuta në ndeshjen e vikendit ndaj Espanyol, shkruan Lajmi.net
32-vjeçari ka luajtur vetëm tri ndeshje në La Liga këtë sezon, por pa pasur sukses me ndonjë gol apo asist.
Skuadra e Real Madrid sot nga ora 14:00 luan ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga, kundër Espanyol – ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/
Eden Hazard terlihat sangat bersemangat ketika sesi latihan Real Madrid 👀🔥#Hazard #RealMadrid pic.twitter.com/MLt5mpgEaA
— Football Facts (@BolaaFakta) March 11, 2023