Terras pas takimit me shefin e UNMIK-ut: Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës për Kosovën
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar me shefin e UNMIK-ut, Peter Due. Pas takimit, Terras ka thënë se pas tejkalimit të ngërçit politik dhe zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit, sfida kryesore e radhës mbetet zgjedhja e presidentit. “U takova me Peter Due, Shef i UNMIK-ut. Pas një ngërçi të zgjatur politik,…
Lajme
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar me shefin e UNMIK-ut, Peter Due.
Pas takimit, Terras ka thënë se pas tejkalimit të ngërçit politik dhe zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit, sfida kryesore e radhës mbetet zgjedhja e presidentit.
“U takova me Peter Due, Shef i UNMIK-ut.
Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi ka zgjedhur kryesinë e tij.
Sfida e radhës dhe kryesore është zgjedhja e Presidentit.
Stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën e saj drejt Evropës”, ka shkruar Terras.
Ai ka vlerësuar se stabiliteti në Kosovë dhe dialogu ndërmjet komuniteteve mbeten të rëndësishme për perspektivën evropiane të vendit. /Lajmi.net/
I met with Peter Due, Head @UNMIKosovo.
After a prolonged political deadlock, the Assembly has elected its leadership.
The next major challenge is the election of the President.
Kosovo’s stability and inter-community dialogue are central to its European path.
🇽🇰🤝🇪🇺 https://t.co/H9XEcsEq5r— Riho Terras (@RihoTerras) September 10, 2026