Arteta gëzon tifozët e Arsenalit: Objektivi ynë këtë sezon nuk është vetëm një titull

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur para ndeshjes me Sporting CP në UEFA Europa League, e vlefshme për 1/8 e finales. Klubi nga Londrëa është shumë afër titullit të Premier League, pasi vazhdon të qëndrojë si lider, shkruan Lajmi.net Edhe pse tifozët janë të fokusuar në Premier League dhe dëshirojnë që klubi i tyre…

Sport

09/03/2023 13:06

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur para ndeshjes me Sporting CP në UEFA Europa League, e vlefshme për 1/8 e finales.

Klubi nga Londrëa është shumë afër titullit të Premier League, pasi vazhdon të qëndrojë si lider, shkruan Lajmi.net

Edhe pse tifozët janë të fokusuar në Premier League dhe dëshirojnë që klubi i tyre të përqëndrohet vetëm në këtë kompeticion, Mikel Arteta tregon se ekipi i tij është në garë për dy tituj.

“Objektivi ynë është dy tituj”, ka thënë në konferencë për shtyp trajneri spanjoll, që le të kuptohet se “Topçinjtë” luftojnë edhe për Europa League.

Sonte nga ora 18 e 45, Arsenali zhvillon ndeshjen e parë ndaj kundërshtarëve portugez. Takim ky që zhvillohet në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbon./Lajmi.net/