Hazard nuk largohet nga Real Madrid, duke qëndruar në stol fut në xhep më shumë se 25 milionë euro në vit

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard nuk është duke e menduar largimin nga Real Madrid – përkundër mintuazhit të vogël që ka nën urdhërat e Carlo Ancelottit. Sipas gazetës angleze “The Athletic”, ylli belg pritet të qëndroj në “Santiago Bernabeu” deri në fund të kontratës së tij, që skadon në qershor të vitit 2024,…

Sport

08/03/2023 09:19

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard nuk është duke e menduar largimin nga Real Madrid – përkundër mintuazhit të vogël që ka nën urdhërat e Carlo Ancelottit.

Sipas gazetës angleze “The Athletic”, ylli belg pritet të qëndroj në “Santiago Bernabeu” deri në fund të kontratës së tij, që skadon në qershor të vitit 2024, shkruan Lajmi.net

Duket se Hazardit i intereson vetëm paraja, pasi deri në kohën e skadimit të kontratës, ai fut në xhep më shumë se 25 milionë euro. Kjo për shkak se ai ka pagë javore deri në 450 mijë euro.

Kujtojmë që për ish-lojtarin e Chelseat ka shuëm skuadra të interesuara. Ai mund të rikthehet edhe në Premier League me Newcastle United që ka shprehur interesim për lojtarin nga Belgjika. Por, në fund të kontratës ai mund të marrë edhe ndonjë vendim të befasishëm – si psh pensionimi nga futbolli aktiv./Lajmi.net/