Përleshje e rëndë në Fushë Kosovë: Njëri shtie me revole, tjetri ia merr nga dora dhe e rrah
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmë në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës njofton se është raportuar se njëri nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri, në ndërkohë që i dyshuari tjetër i ka marrë armën dhe e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmë në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës njofton se është raportuar se njëri nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri, në ndërkohë që i dyshuari tjetër i ka marrë armën dhe e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë dhe tri gëzhoja.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/