Kurti: U qëndrojmë pranë prodhuesve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi vizituan sot njërën nga ndërmarrjet në Prizren. Kryeministri u shpreh se ka më shumë se një dekadë që e kam përcjell veprimtarinë dhe zhvillimin e fabrikës “Liri” dhe mund të them që…

Lajme

06/02/2023 19:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi vizituan sot njërën nga ndërmarrjet në Prizren.

Kryeministri u shpreh se ka më shumë se një dekadë që e kam përcjell veprimtarinë dhe zhvillimin e fabrikës “Liri” dhe mund të them që prodhimet e kësaj fabrike janë cilësore dhe gjithashtu gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e tryezave të qytetarëve të vendit tonë.

U bashkëbisedua edhe me punëtorët edhe me pronarët për benefitet e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike 2.1 dhe 2.4 që kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë dhe në këtë mënyrë dhe në zhvillimin e këtij biznesi të rëndësishëm.

Kryeministri më tej tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ju qëndron pranë prodhuesve dhe dëshiron që ata të kenë sa më shumë sukses që t’ju shtohen rezultatet e të arriturat meqenëse shtimi i bizneseve private, i ndërmarrjeve prodhuese siç është edhe fabrika ”Liri”, në njërën anë e rrit kontributin për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e zvogëlon papunësinë në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se gjatë kësaj vizite po ashtu u folë edhe për skemën e Garantimit të Punësimit për të Rinj dhe platformën superpuna që u lansua sot e cila u mirëpritë nga drejtuesit e fabrikës.

Përgjatë vizitës dhe takimeve të pranishëm ishin edhe dy deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga komuna e Prizrenit, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj.