Arteta ua shpreh dashurinë lojtarëve të tij pas humbjes ndaj Evertonit
Lideri i Premier Ligës, Arsenali e regjistroi dje humbjen e dytë në kampionatin anglez. “Topçinjtë” u mposhtën nga skuadra e Evertonit, e cila ishte në ndeshjen e parë nën urdhrat e trajnerit të ri, Sean Dyche, transmeton lajmi.net. Evertoni e mposhti Arsenalin me rezultat minimal 1:0, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi…
Sport
Lideri i Premier Ligës, Arsenali e regjistroi dje humbjen e dytë në kampionatin anglez.
“Topçinjtë” u mposhtën nga skuadra e Evertonit, e cila ishte në ndeshjen e parë nën urdhrat e trajnerit të ri, Sean Dyche, transmeton lajmi.net.
Evertoni e mposhti Arsenalin me rezultat minimal 1:0, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi anglez, James Tarkowski.
Pas ndeshjes, Arteta tregoi se pas humbjes kishte shprehur dashuri ndaj lojtarëve të tij.
“Vetëm iu thash lojtarëve se unë i dua më shumë tani, se sa i doja javën e kaluar dhe muajin e kaluar”, tha spanjolli.
Kujtojmë që dje ishte vetëm humbja e dytë e Arsenalit, pasi më parë u mposhtën 3:1 nga Man United./Lajmi.net/