Xhuli: Kam energji të tepruar dhe çka bëj këtu është vetëm 5% nga ajo që bëj jashtë
Blasta dhe Xhuli, kanë zhvilluar një bisedë ditën e sotme rreth punëve të shtëpisë dhe energjisë së theksuar të Xhulit. Blasta është ankuar për orarin e çrregulluar të gjumit, ndërkohë Xhuli ka folur për fiksimet e saj mbi larjen e rrobave dhe përgatitjen e ushqimit, shkruan lajmi.net. “Në lavanderi nuk kam qejf me mu përzi,…

ShowBiz
Blasta dhe Xhuli, kanë zhvilluar një bisedë ditën e sotme rreth punëve të shtëpisë dhe energjisë së theksuar të Xhulit.
Blasta është ankuar për orarin e çrregulluar të gjumit, ndërkohë Xhuli ka folur për fiksimet e saj mbi larjen e rrobave dhe përgatitjen e ushqimit, shkruan lajmi.net.
“Në lavanderi nuk kam qejf me mu përzi, sepse pastaj të lara e të palara nuk dihet nga sa po shkon pasuli. E vesh teshën, e din që e ke të pastrume, të hekurosur e të lame, i vjen era lule ‘fresh’, xhenet i vjen era. Edhe bukën kam qejf pastër me e bë, nuk mund të ha prej duarve… Kam shumë energji, këtu qa bëj punë është vetëm 5% qa bëj në jetën reale. Jam mësuar të flej më pak, e kur po flej nga 8-9 orë po bëhem llom.’”, ka shtuar pos tjerash ajo.
Xhuli ndryshe njihet për kujdesin që ka rreth gatimit në shtëpinë e “BBVK”./Lajmi.net/