Arsenali dhe Brightoni po shkëmbejnë kontratat për marrëveshjen e Trossard

Leandro Trossard gjithnjë e më afër Arsenalit. Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Arsenalit dhe ajo e Brightonit janë duke i shkëmbyer kontratat dhe dokumentet tani për marrëveshjen e Leandro Trossard. Testet mjekësore do të kompletohen gjatë orëve në vazhdim, ndërsa çështja e transferimit është punë e kryer, transmeton…

Sport

20/01/2023 11:31

Leandro Trossard gjithnjë e më afër Arsenalit.

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Arsenalit dhe ajo e Brightonit janë duke i shkëmbyer kontratat dhe dokumentet tani për marrëveshjen e Leandro Trossard.

Testet mjekësore do të kompletohen gjatë orëve në vazhdim, ndërsa çështja e transferimit është punë e kryer, transmeton lajmi.net.

Arsenali e ka mbyllur marrëveshjen për Trossardin brenda 24 orëve pasi që dëshira e vetme e yllit belg ishte t’i bashkohej “Topçinjve”./Lajmi.net/