“Marshi” i Xhakës drejt bankës së Tottenhamit, Arteta tejet i shqetësuar

Në derbin ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit, si në shumë raste, nuk munguan edhe tensionet. Në përfundimin e ndeshjes, portieri i Arsenalit Ramsdale u përfshi në një kacafytje me lojtarët kundërshtar, dhe për ta mbrojtur atë, nuk kishte se si të mungon Granit Xhaka, transmeton KosovaPress. Xhaka u duk tejet i nevrikosur me situatën e krijuar…

Sport

16/01/2023 08:04

Në derbin ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit, si në shumë raste, nuk munguan edhe tensionet.

Në përfundimin e ndeshjes, portieri i Arsenalit Ramsdale u përfshi në një kacafytje me lojtarët kundërshtar, dhe për ta mbrojtur atë, nuk kishte se si të mungon Granit Xhaka, transmeton KosovaPress.

Xhaka u duk tejet i nevrikosur me situatën e krijuar dhe në një moment ia mësynë bankës së Tottenhamit dhe me të parë reagimin e tij, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta vrapo për ta ndalur.

Arsenali e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 duke vazhduar kështu rrugën drejt titullit kampion.

Ja situata e krijuar:

https://mobile.twitter.com/PeakSanti/status/1614697424047538178