Arteta flet për rikthimin e Jesus nga lëndimi
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka folur në lidhje me rikthimin e Gabriel Jesus. Jesus u lëndua teksa luante për Brazilin në një ndeshje të fazës së grupeve kundër Kamerunit në Kupën e Botës dhe që atëherë i është nënshtruar një operacioni. Së fundmi rreth rikthimit të yllit të ‘Topçinjve’ ka folur vetë trajneri, duke…

Sport
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka folur në lidhje me rikthimin e Gabriel Jesus.
Jesus u lëndua teksa luante për Brazilin në një ndeshje të fazës së grupeve kundër Kamerunit në Kupën e Botës dhe që atëherë i është nënshtruar një operacioni.
Së fundmi rreth rikthimit të yllit të ‘Topçinjve’ ka folur vetë trajneri, duke shpresuar që ai do jetë me ekipin në muajt e fundit.
“Shpresojmë se do ta kemi Gabrielin përsëri për muajt e fundit, ishte një dëmtim serioz pak më i gjatë nga sa e prisnim”, tha ai për ‘Footballdaily’.
“Ai do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë atë më të shkurtër, por do të na mungojë për një kohë”.
Mbetet të shihet se kur do jetë i aftë braziliani të ndihmojë ekipin e tij./Lajmi.net/