Sqarohet situata mes Ten Hag e Rashford, ky i fundit: Më zuri gjumi, e humba takimin para ndeshjes
Para fillimit të ndeshjes mes Wolverhampton e Manchester United u raportua për një përplasje mes trajnerit Erik Ten Hag dhe Marcus Rashford. Ten Hag e filloi ndeshjen duke e lënë Rashfordin në bankën rezervë, gjë që përhapi spekulime për një sherr mes dyshes së United, raporton lajmi.net. Por, Rashfordin nuk e ndaloi kjo gjë, pasi…
Sport
Para fillimit të ndeshjes mes Wolverhampton e Manchester United u raportua për një përplasje mes trajnerit Erik Ten Hag dhe Marcus Rashford.
Ten Hag e filloi ndeshjen duke e lënë Rashfordin në bankën rezervë, gjë që përhapi spekulime për një sherr mes dyshes së United, raporton lajmi.net.
Por, Rashfordin nuk e ndaloi kjo gjë, pasi që pas inkuadrimit në pjesën e dytë, arriti edhe ta gjej golin duke ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.
Tani, pas ndeshjes është sqaruar kjo situatë, ku Rashford ka treguar se si pasojë që e ka zënë gjumi, nuk ka mundur që të shkojë në kohë për takimin para ndeshjes, gjë kjo që bëri që Ten Hag ta përjashtojë atë nga skuadra e ndeshjes.
“Më zuri gjumi dhe unë e humba takimin para ndeshjes. Isha pakëz vonë. Janë rregullat e ekipit dhe unë e kuptoj vendimin”, tha Rashford për “BT Sport”.
Ndërkaq, Ten Hag ishte i kënaqur me reagimin e Rashford, pasi e la atë në bankën rezervë.
“Është gjë e mirë, pas vendimit. Ai shkëlqeu, ishte i gjallë, shënoi një gol. Ky ishte reagimi i duhur”, tha Ten Hag.
Manchester United e fitoi ndeshjen kundër Wolverhampton me rezultat minimal 1:0, falë golit të Marcus Rashford./Lajmi.net/