Real Madridi e mbyll me fitore vitin 2022, Benzema heroi i ‘Mbretërve’

Real Madridi ka fituar ndeshjen ndaj Real Valladolid. ‘Los Blancos’ triumfuan 2:0 në udhëtim te Valladolid, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë ishte jo në nivelin e Real Madridit. Ata rrezikuan portën e Valladolid vetëm në dy raste. Ishte Karim Benzema që humbi rast të mirë nga pesëmetërshi, pasi goditi jashtë mbi portë. Mundësi të mirë…

Sport

30/12/2022 23:26

Real Madridi ka fituar ndeshjen ndaj Real Valladolid.

‘Los Blancos’ triumfuan 2:0 në udhëtim te Valladolid, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte jo në nivelin e Real Madridit.

Ata rrezikuan portën e Valladolid vetëm në dy raste.

Ishte Karim Benzema që humbi rast të mirë nga pesëmetërshi, pasi goditi jashtë mbi portë.

Mundësi të mirë shënimi kishte edhe ylli, Vinicius Jr, por që nuk e tundi rrjetën.

Në anën tjetër pak minuta pa përfunduar pjesa e parë njëri nga lojtarët e Valladolid gjuajti nga jashtë zona, por Thibaut Courtois ishte në vend dhe bëri një super-intervenim.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

45 minutat e dytë ishin më të vështira për madrilenët, por arritën të shënojnë dy herë.

Vendasit e nisën më vrullshëm, duke krijuar mjaft raste të mira shënimi.

Por, përsëri në vend ishte Courtois dhe bëri pritje fenomenale.

Real Madridi kërkonin golin e epërsisë, por assesi nuk po e gjenin.

Po rridhte minuta e 82’ kur u akordua penallti për ‘Mbretërit’.

Sergio Leon i Real Valladolid nuk u pajtua me vendimin e gjyqtaritë, protestoi e u ndëshkua me karton të kuqë.

Nga pika e bardhë i saktë u tregua kush tjetër pos Karim Benzema.

Pas një super aksioni dhe asistimi perfekt të Edoardo Camavinga, ‘Topi i Artë’ shënoi golin e dytë dhe të fitores për Realin.

Me këtë fitore ‘Mbretërit’ marrin kreun përkohësisht me 38 pikë, kurse Valladolid kanë 17 pikë në vendin e 15./Lajmi.net/