LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim

Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, në luftë i njohur me nofkën “Cali”. Trupi Gjykues ka shpallur FAJTOR Salih Mustafën për tri pika, duke e dënuar me 26 vjet burg. Aktakuza e ngarkonte Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e supozuara të kryera nga…

Lajme

16/12/2022 09:58

Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, në luftë i njohur me nofkën “Cali”.

Trupi Gjykues ka shpallur FAJTOR Salih Mustafën për tri pika, duke e dënuar me 26 vjet burg.

Aktakuza e ngarkonte Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e supozuara të kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në atë që Prokuroria e quan kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës.

Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së paten të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Salih Mustafa akuzohej për:

Ndalimit arbitrar (Pika 1)

Trajtimit mizor (Pika 2)

Torturës (Pika 3)

Vrasje së paligjshme (Pika 4). /Lajmi.net/