Liverpool vazhdon të jetë skuadra favorite për kartonin e Bellingham
Liverpool po prijnë garën për Jude Bellingham. Ylli i kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham po vazhdon të marrë vëmendjen e skuadrave më të mëdha evropiane. Lojtari i Borussia Dortmund, pasi u dëshmua në Bundesliga, bëri mirë edhe në Kampionat Botëror në Katar. Real Madrid, Liverpool e Manchester City janë disa prej skuadrave që pritet të…

Sport
Liverpool po prijnë garën për Jude Bellingham.
Ylli i kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham po vazhdon të marrë vëmendjen e skuadrave më të mëdha evropiane.
Lojtari i Borussia Dortmund, pasi u dëshmua në Bundesliga, bëri mirë edhe në Kampionat Botëror në Katar.
Real Madrid, Liverpool e Manchester City janë disa prej skuadrave që pritet të bëjnë lëvizje për lojtarin.
Por, sipas raportimeve të David Ornstein nga ‘The Athletic’, Liverpool janë ata që prijnë këtë garë, përcjell lajmi.net.
19-vjeçari ka qenë në radarin e ‘Reds’ tash e sa kohë.
Borussia Dortmund kanë bërë të ditur se nuk do ta pengojnë lojtarin të largohet, për aq kohë sa ndonjë prej skuadrave paguan shumën e kërkuar nga BVB. /Lajmi.net/