Felix “tërësisht i hapur” që të largohet nga Atletico Madridi

Joao Felix tashmë është absolutisht i hapur për t’u larguar nga Atletico Madridi. Të paktën kështu bën të ditur gazetari Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net. I njëjti burim thotë se vetë presidenti i klubit, Miguel Angel Gil Marin, është pajtuar që t’i shqyrtojë të gjitha ofertat që vijnë për lojtarin. Meqë verën e vitit 2019 “Los…

Sport

10/12/2022 15:54

Joao Felix tashmë është absolutisht i hapur për t’u larguar nga Atletico Madridi.

Të paktën kështu bën të ditur gazetari Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

I njëjti burim thotë se vetë presidenti i klubit, Miguel Angel Gil Marin, është pajtuar që t’i shqyrtojë të gjitha ofertat që vijnë për lojtarin.

Meqë verën e vitit 2019 “Los Colchoneros” shpenzuan hiç më pak se 127 milionë euro për lojtarin, ata janë të interesuar që të bëjnë pazar të mirë, ashtu që janë të interesuar për ta nxjerrë një shumë të përafërt të shpenzimeve.

Tash për tash, sipas Romanos, nuk ka bisedime me asnjë klub për transferimin e portugezit, mirëpo agjenti i lojtarit po tenton të kryejë punë sa më shpejt. /Lajmi.net/