Holanda, Senegali, Anglia e ShBA ecin tutje – kush me kë përballet në raundin tjetër?

Grupi A dhe Grupi B kanë dhënë katër skuadra për 16 të fundit në Kupën e Botës 2022. Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Senegalit kaluan tutje nga grupi A, kurse nga grupi B avancuan Anglia e Amerika, shkruan lajmi.net. Holanda dhe Anglia kaluan grupin si skuadra lidere, derisa Senegali dhe ShBA shkuan nga pozita…

Sport

29/11/2022 22:25

Grupi A dhe Grupi B kanë dhënë katër skuadra për 16 të fundit në Kupën e Botës 2022.

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Senegalit kaluan tutje nga grupi A, kurse nga grupi B avancuan Anglia e Amerika, shkruan lajmi.net.

Holanda dhe Anglia kaluan grupin si skuadra lidere, derisa Senegali dhe ShBA shkuan nga pozita e dytë, pas fitoreve në xhiron e fundit.

Sipas rregullit të Botërorit, vendi i parë i grupit A luan me vendin e dytë të grupit B, derisa vendi i dytë i grupit A luan me vendin e parë të grupit B.

Kësisoj, në raundin tjetër, kombëtarja e ShBA do të përballet me Holandën, derisa Anglia do të luajë me Senegalin.

Kujtojmë që tutje kanë kaluar matematikisht edhe Brazili, Franca e Portugalia, por s’i njohin akoma kundërshtarët e tyre. /Lajmi.net/