Arteta pas fitores ndaj Wolves: Askush nuk priste që ne të ishim këtu

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka komentuar për formën e ekipit të tij. Arsenali vazhdon të tregojë edhe më tej që po kalon në një formë jetësore, transmeton lajmi.net. Pas 14 xhirove ‘Topçinjtë’ kanë marr 12 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje. Duke qenë lider të padiskutueshëm në Premier Ligë, tashmë me pesë pikë…

Sport

13/11/2022 09:01

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka komentuar për formën e ekipit të tij.

Arsenali vazhdon të tregojë edhe më tej që po kalon në një formë jetësore, transmeton lajmi.net.

Pas 14 xhirove ‘Topçinjtë’ kanë marr 12 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.

Duke qenë lider të padiskutueshëm në Premier Ligë, tashmë me pesë pikë më shumë se vendi i dytë, Man City.

Mbrëmë Arsenali e arriti atë diferencë, pas dy golave të Martin Odegaard ndaj Wolves.

Lidhur me këtë foli pas ndeshjes, Mikel Arteta, duke thënë që askush nuk e priste që skuadra e tij të jetë aty ku është.

“Askush nuk priste që ne të ishim këtu ku jemi tani. Unë jam më i fokusuar në mënyrën tonë të lojës, mënyrën tonë të të jetuarit së bashku, atmosferën që kemi rreth Colney dhe atë që kemi krijuar me mbështetësit tanë në stadiumin tonë. Kjo është shumë më i fuqishëm.

Është bukur të jesh këtu ku jemi, po e shijojmë atë moment. Kemi një pushim të madh, duhet të reflektojmë për atë që po bëjmë dhe jemi shumë të përgatitur për atë që do të vijë pas Kupës së Botës”, u shpreh spanjolli.

Arsenal rikthehet në aksion më 31 dhjetor, në përballjen ndaj Brighton me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/