Edhe në formë të dobët, Juve mposht Interin dhe e tejkalon në tabelë – ‘Zonja e Vjetër’ afrohet te top 4

Juventus e ka fituar derbin e madh të Italisë, kundër Inter. Skuadra e Juventus ka marrë një fitore të madhe, kundër Inter, me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net. ‘Zonja e Vjetër’, ndonëse në një formë të dobët, arriti të mposht rivalin kryesor, falë golave të Adrien Rabiot e Fagioli. Rabiot gjeti golin në minutën e 52’,…

Sport

06/11/2022 22:38

Juventus e ka fituar derbin e madh të Italisë, kundër Inter.

Skuadra e Juventus ka marrë një fitore të madhe, kundër Inter, me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’, ndonëse në një formë të dobët, arriti të mposht rivalin kryesor, falë golave të Adrien Rabiot e Fagioli.

Rabiot gjeti golin në minutën e 52’, kurse Fagioli i dha fund dilemës së fituesit në minutën e 85’.

Me këtë fitore, Juventus shkon në 25 pikë për pozitën e pestë, kurse Inter mbetet me 24 pikë në pozitën e shtatë.

Kjo fitore mund t’i shërbejë Massimiliano Allegri për të ngritur moralin në skuadër, pas eliminimit nga Champions League. /Lajmi.net/