Choupo-Moting për të ardhmen e tij: Unë jam i fokusuar vetëm në Bayern

Sulmuesi i Bayern Munich, Eric Choupo-Moting ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Choupo-Moting ka kontratë me ‘bavarezët’ deri në vitin 2023, por duket se do vazhdojë edhe më tej. Kështu së paku ka lënë të kuptohet në intervistën e tij të fundit. “Unë jam i fokusuar vetëm në FC Bayern. Jam shumë,…

Sport

05/11/2022 23:27

Sulmuesi i Bayern Munich, Eric Choupo-Moting ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Choupo-Moting ka kontratë me ‘bavarezët’ deri në vitin 2023, por duket se do vazhdojë edhe më tej.

Kështu së paku ka lënë të kuptohet në intervistën e tij të fundit.

“Unë jam i fokusuar vetëm në FC Bayern. Jam shumë, shumë i lumtur dhe mund ta imagjinoj të qëndroj këtu më gjatë”, u shpreh ai për ‘Sky Germany’.

33 vjeçari kaloi në ‘Allianz Arena’ në tetor të vitit 2020 nga Paris Saint Germain./Lajmi.net/