Guardiola e sheh Arsenalin si rivalin kryesor për titull
Pep Guardiola e sheh skuadrën e Arsenalit si rivalin kryesor për titullin kampion në Premier League. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Fulhamit, tekniku spanjoll ndër të tjera tha se “topçinjtë” janë liderë të tabelës dhe kohë kur ekipet do të shkojnë në pushime është afër. “Kandidati i parë tash për tash është Arsenali.…

Sport
Pep Guardiola e sheh skuadrën e Arsenalit si rivalin kryesor për titullin kampion në Premier League.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Fulhamit, tekniku spanjoll ndër të tjera tha se “topçinjtë” janë liderë të tabelës dhe kohë kur ekipet do të shkojnë në pushime është afër.
“Kandidati i parë tash për tash është Arsenali. Pse? Ata janë në vendin e parë. Koha kur ekipet do të pushojnë është afër”, theksoi ai.
Guardiola gjithashtu thuri elozhe edhe për Liverpoolin duke thënë se ata mund të rikthehen në rrugën e duhur.
“Në të kaluarën, i njëjti menaxher dhe e njëjta skuadër [Liverpool] ishin në gjendje të bënin 17 fitore radhazi, 18 fitore radhazi shumë herë. Në këto vitet e fundit, shumë herë e kanë bërë, pse të mos e bëjnë më?! Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës, në afatin kalimtar dhe si do të kthehen lojtarët”, përfundoi ai.
Aktualisht, City është në vendin e dytë në tabelë, me dy pikë më pak se Arsenali kryesues. /Lajmi.net/