Ilkay Gundogan në radarin e Atletico Madrid
Gundogan vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester City dhe tashmë ka një destinacion të ri të mundshëm për të. Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan ka filluar përsëri të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad Stadium’. Raportime të ‘Mundo Deportivo’ e lidhin lojtarin me skuadrën e Atletico Madrid, përcjell…

Sport
Gundogan vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester City dhe tashmë ka një destinacion të ri të mundshëm për të.
Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan ka filluar përsëri të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad Stadium’.
Raportime të ‘Mundo Deportivo’ e lidhin lojtarin me skuadrën e Atletico Madrid, përcjell lajmi.net.
‘Rojiblancos’ thuhet se duan shërbimet e Gundogan, i cili gjatë verës së ardhshme mund të mbetet pa kontratë.
Drejtori sportiv i Atleti, Andrea Berta dëshiron ta afrojë gjermanin në ‘Metropolitano’.
Atletico Madrid mund të has në rivalitet me Bayern Munich, për nënshkrimin me Ilkay Gundogan. /Lajmi.net/