Juventusi vazhdon me fitore në Serie A, mposht minimalisht Lecce

Juventusi ka marrë pikë të reja në udhëtim të Lecce. ‘Zonja e Vjetër’ vazhdon me fitore në Serie A, pasi mposhti minimalisht 1:0 skuadrën e Lecce. Gjatë gjithë takimi ndeshje më të mirë zhvilluan Juventusi, por golin nuk po e gjenin. Lojtarët e Maxi Allegrit u përballën me një mbrojtje të fuqishme të Lecce. Juve…

Sport

29/10/2022 19:55

Juventusi ka marrë pikë të reja në udhëtim të Lecce.

‘Zonja e Vjetër’ vazhdon me fitore në Serie A, pasi mposhti minimalisht 1:0 skuadrën e Lecce.

Gjatë gjithë takimi ndeshje më të mirë zhvilluan Juventusi, por golin nuk po e gjenin.

Lojtarët e Maxi Allegrit u përballën me një mbrojtje të fuqishme të Lecce.

Juve arritën të kalojnë në epërsi vetëm në minutën e 73`, pas supergolit të Nicolo Fagioli.

Lecce në anën tjetër nuk ishin aspak të rrezikshëm për portën e Wojciech Szczesny.

Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e gjashtë, kurse Lecce ka tetë në vendin e 17./Lajmi.net/