Qeveria ndryshon ligjin për konsumatorin, Kurti: Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit

Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Në mbledhjen e 102-të me radhë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se ky ligj po përshtatet me praktikat dhe në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian. “Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit dhe përgjegjësitë e konsumatorit në…

Lajme

26/10/2022 10:56

Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Në mbledhjen e 102-të me radhë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se ky ligj po përshtatet me praktikat dhe në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian.

“Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit dhe përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve të shërbimeve”, tha Kurti.

Ndryshimi i këtij ligji u tha se synon të vë më shumë rregull që do t’i kontribuojë mbrojtjes së konsumatorëve./Lajmi.net/