Lautaro: Pikët që kemi humbur janë shumë për një garë për titull

Lautaro Martinez ka dhënë disa komente lidhur me sezonin e Inter deri në këtë pikë. Inter ka bërë mjaft mirë këtë sezon në grupet e Champions League, por ka ngecur në kampionatin italian. Ylli argjentinas i Inter, Lautaro Martinez beson se skuadra e tij ka humbur shumë pikë në një garë për titull. Ai ka…

Sport

24/10/2022 16:07

Lautaro Martinez ka dhënë disa komente lidhur me sezonin e Inter deri në këtë pikë.

Inter ka bërë mjaft mirë këtë sezon në grupet e Champions League, por ka ngecur në kampionatin italian.

Ylli argjentinas i Inter, Lautaro Martinez beson se skuadra e tij ka humbur shumë pikë në një garë për titull.

Ai ka lënë të kuptohet se nuk beson në një ‘Scudetto’ të radhës, por e ka synimin te rikuperimi i grupit.

“Jo, sepse ne kemi humbur shumë pikë të rëndësishme, kështu që tani mendojmë për rikuperimin”, tha Lautaro, përcjell lajmi.net.

25-vjeçari ka qenë pikë kyçe e Inter këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe shtuar dy asiste në 11 ndeshje të Serie A këtë kampanjë.  /Lajmi.net/