Formacionet e mundshme për ndeshjen Roma – Napoli
Lideri i tabelës në Serie A, Napoli do ta ketë sonte një test serioz për t’u dëshmuar si skuadër pretendente për titull pasi do të ballafaqohet me Romën. Skuadra romake, e drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho është duke kaluar nëpër një seri shumë të mirë të rezultateve, me vetëm një humbje në pesë ndeshjet…
Sport
Lideri i tabelës në Serie A, Napoli do ta ketë sonte një test serioz për t’u dëshmuar si skuadër pretendente për titull pasi do të ballafaqohet me Romën.
Skuadra romake, e drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho është duke kaluar nëpër një seri shumë të mirë të rezultateve, me vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit, derisa Napoli ka pesë fitore në pesë sfidat e fundit, transmeton lajmi.net.
Katër pikë është dallimin në mes këtyre dy skuadrave, me Romën që pozicionohet në vendin e katërt dhe me një fitore eventuale do të ngjitej në vendin e tretë.
Napoli do të paraqitet pa qendërmbrojtësin kosovar Amir Rrahmani i cili po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.
Ndeshja starton nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Roma: Patricio, Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Cristante, Matic, Spinazzola, Pellegrini, Zaniolo, Abraham
Napoli: Meret, Di Lorenzo, Kim, Jesus, Olivera, Ndombele, Lobotka, Zielinski, Politano, Osimhen, Kvaratskhelia./Lajmi.net/