Lëndohet ylli i Real Madridit, Fede Valverde

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde ka pësuar një lëndim. Valverde është emri i momentit në kampin madrilen, pasi po tregon paraqitje spektakolare me kampionin. Këtë edicion në La Liga margaritari uruguaian ka shënuar plotë gjashtë gola, në 11 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej. Duke qenë kështu golashënuesi më i mirë për ‘Mbretërit’, në ligën…

Sport

23/10/2022 08:57

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde ka pësuar një lëndim.

Valverde është emri i momentit në kampin madrilen, pasi po tregon paraqitje spektakolare me kampionin.

Këtë edicion në La Liga margaritari uruguaian ka shënuar plotë gjashtë gola, në 11 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej.

Duke qenë kështu golashënuesi më i mirë për ‘Mbretërit’, në ligën spanjolle.

Në ndeshjen e mbrëmshme ai ishte sërish protagonist, pasi shënoi një supergol në fitoren 3:1 në shtëpi ndaj Sevillas.

Por, me të përfunduar ndeshja lojtari shfaqi shqetësime te stafi mjekësor i madrilenëve.

E, pas ndeshjes ishte trajneri, Carlo Ancelotti, që konfirmoi që uruguaiani është lënduar, por që shkalla e dëmtimit ende nuk dihet.

Mbetet të shihet pas njoftimit zyrtar të ‘Los Blancos’ se sa gjatë do mungojë ai./Lajmi.net/