Man City mposht me lehtësi Brightonin, shkëlqen si gjithnjë Haaland

Manchester City ka mposhtur skuadrën e Brighton. Pas humbjes në xhiron e kaluar në Premier Ligë ndaj Liverpoolit, Man City mposhti 3:1 në shtëpi Brightonin. Edhe në këtë takim si pothuajse të gjithë të tjerat shkëlqeu lojtari i momentit, Erling Haaland, transmeton lajmi.net. Në minutën e 22` sulmuesi shënoi pas asistimit nga Ederson, duke i…

Sport

22/10/2022 17:56

Manchester City ka mposhtur skuadrën e Brighton.

Pas humbjes në xhiron e kaluar në Premier Ligë ndaj Liverpoolit, Man City mposhti 3:1 në shtëpi Brightonin.

Edhe në këtë takim si pothuajse të gjithë të tjerat shkëlqeu lojtari i momentit, Erling Haaland, transmeton lajmi.net.

Në minutën e 22` sulmuesi shënoi pas asistimit nga Ederson, duke i dhuruar epërsinë kampionit në fuqi.

Po rridhte minuta e 43` kur Bernardo Silva u pengua në zonë, dhe u akordua penallti për ‘Citizens’.

E, i saktë nga pika e bardhë u tregua norvegjezi, Haaland, duke dyfishuar kështu epërsinë Mançesterit.

Me dygolëshin e sotëm 22 vjeçari shkon në kuotën e 17 golave në 11 ndeshje në ligën angleze.

Pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të vendasve.

Pjesën e dytë mysafirët e nisën furishëm, duke krijuar disa raste shënimi.

Në minutën e 53` arritën të ngushtojnë epërsinë, falë supergolit nga Trossard.

Brighton pas golit po kërkonin edhe atë të barazimit, por nuk arritën.

Ndërsa në anën tjetër Man City shënoi edhe golin e tretë.

Ishte Kevin De Bruyne, që në minutën e 75` realizoi një gol të bukur.

Me këtë fitore Man City ka 26 pikë në vendin e dytë, kurse Brighton ka 15 në pozitën e tetë./Lajmi.net/