Dortmundi ‘shkatërron’ Sttugartin
Borussia Dortmund ka fituar ndeshjen ndaj Stuttgartit. BVB ‘shkatërroi’ në shtëpi skuadrën e Stuttgart, pasi e mposhti 5:0. Vendasit e nisën furishëm qysh në start, kur me anë të Jude Bellingham kaluan në epërsi në minutën e 2` të ndeshjes. Por, Dortmundi nuk po ndalje, vazhdonin aksionet drejt sulmit, transmeton lajmi.net. Në minutën e 13`…

Sport
Borussia Dortmund ka fituar ndeshjen ndaj Stuttgartit.
BVB ‘shkatërroi’ në shtëpi skuadrën e Stuttgart, pasi e mposhti 5:0.
Vendasit e nisën furishëm qysh në start, kur me anë të Jude Bellingham kaluan në epërsi në minutën e 2` të ndeshjes.
Por, Dortmundi nuk po ndalje, vazhdonin aksionet drejt sulmit, transmeton lajmi.net.
Në minutën e 13` ishte Niklas Sule, që dyfishoi epërsinë për gjigantin gjerman.
Për rezultatin e pjesës së parë 3:0 u përkujdes Giovanni Reyna, pasi realizoi në minutën e 44`.
Kështu Dortmundi shkoi në pushim me epërsi të lartë.
Edhe pjesa e dytë u konkretizua me raste te shumta nga vendasit.
Ata arritën të tundin rrjetën sërish me Bellingham, në minutën e 53` të takimit.
Për 5:0 realizoi Youssouf Moukoko, në minutën e 72`.
Golin e nderit mysafirët e shënuan në minutat shtesë, me anë të Pereas, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore të thellë, Dortmundi ka 19 pikë në vendin e katërt, kurse Stuttgart ka tetë në pozitën e 15./Lajmi.net/