Përfundon pjesa e parë: Barcelona ‘shfryhet’ ndaj Villarreal, realizon tri gola
Ka përfunduar pjesa e parë në ‘Spotify Camp Nou’. Barcelona është duke avancuar 3:0 në shtëpi ndaj Villarreal, në kuadër të La Ligas, përcjell lajmi.net. 45 minutat e parë ishin të zjarrtë për vendasit, duke shënuar tri gola të shpejt. Robert Lewandowski në minutën e 31` arriti të zhbllokojë sfidën, pasi realizoi një gol të…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në ‘Spotify Camp Nou’.
Barcelona është duke avancuar 3:0 në shtëpi ndaj Villarreal, në kuadër të La Ligas, përcjell lajmi.net.
45 minutat e parë ishin të zjarrtë për vendasit, duke shënuar tri gola të shpejt.
Robert Lewandowski në minutën e 31` arriti të zhbllokojë sfidën, pasi realizoi një gol të bukur për Barçën.
Vetëm katër minuta më pas ylli polak shënoi sërish, por këtë herë një supergol.
Për golin e tretë u përkujdes Ansu Fati, në minutën e 39` të ndeshjes.
Villarreal në anën tjetër nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm për portën e Marc Andre ter Stegen./Lajmi.net/