Nistelrooy, me shaka për sfidën ndaj Arsenalit: E pres një mirëseardhje të ngrohtë, i “mbajta” të pamposhtur para disa vitesh

Ruud van Nistelrooy ka thënë se e pret një mirëseardhje të ngrohtë nga Arsenali, në ndeshjen që skuadra e tij, PSV, do ta luajë ndaj tyre në “Emirates Stadium”. Holandezi, në shaka e sipër, tha se një arsyet pse londinezëve “u takon” ta bëjnë këtë mikpritje është fakti se vetë ai i mbajti të pamposhtur,…

Sport

20/10/2022 16:51

Ruud van Nistelrooy ka thënë se e pret një mirëseardhje të ngrohtë nga Arsenali, në ndeshjen që skuadra e tij, PSV, do ta luajë ndaj tyre në “Emirates Stadium”.

Holandezi, në shaka e sipër, tha se një arsyet pse londinezëve “u takon” ta bëjnë këtë mikpritje është fakti se vetë ai i mbajti të pamposhtur, pasi dështoi ta shënojë penalltinë fituese ndaj Arsenalit, veprim ky që i mbajti pa humbje “topçinjtë”.

“E pres një mirëseardhje të ngrohtë të organizuar nga ta. I mbajta të pamposhtur”, theksoi ndër të tjera lojtari.

Ndeshja Arsenal – PSV do të luhet sonte më fillim nga ora 19:00. /Lajmi.net/